Kamishi përkujton dëshmorët Naim dhe Shemsedin Haxhiu, Driton Ibrahimi, Kadri Mehmeti, Muharrem Misimi, Ejup Behrami dhe Xhevxhet Maliqi

Sot janë përkujtuar dëshmorët e kombit Naim dhe Shemsedin Haxhiu, Kadri Mehmeti dhe Xhevxhet Maliqi, raporton gazeta online veriu.info.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, së bashku me shumë kolegë dhe bashkëpunëtorë bën homazhe në fshatin Tërnavc në 21 vjetorin e rënies së dëshmorëve Naim dhe Shemsedin Haxhiu.

Po ashtu ata vazhduan për homazhe edhe në fshatin Prekaz për të kujtuar veprën sublime të Driton Ibrahimi, Kadri Mehmeti, Muharrem Misimi, Ejup Behrami dhe Xhevxhet Maliqi, emrat e të cilëve janë të shenuar në altarin e lirisë në një përmendore të përbashkët në Prekaz.

Sipas Haxhiut falë luftës së këtyre djemëve çlirimtarë, heroizmit të komandantit Fehmi Lladrovci, bashkëshortes së tij Xhevës, heroinës Fatime Hetemi dhe dëshmorëve tjerë të Brigadës 114 të UÇK-së, u arrit liria e shumëpritur.

Postimi i plotë i Bekim Haxhiut në facebook:

Në 21- vjetorin e rënies, sot i përkujtuam dëshmorët Naim dhe Shemsedin Haxhiu, nga fshati Tërrnac, të rënë në altarin e lirisë më 22 shtator ,1998. Beteja frontale e 22 shtatorit ishte triumfi i UÇK-së dhe thyerja e mitit se Serbia nuk mund të luftohet me gjithë atë makineri ushtarake, që e kishin futur në shtetrrethim Drenicën.

Për të nderuar jetën dhe veprën e dëshmorëve vazhduam në Prekazin heroik për të bërë homazhe të dëshmorët : Driton Ibrahimi, Kadri Mehmeti, Muharrem Misimi, Ejup Behrami dhe Xhevxhet Maliqi, emrat e të cilëve janë të shenuar në altarin e lirisë në një përmendore të përbashkët në Prekaz.

Falë luftës së këtyre djemëve çlirimtarë, heroizmit të komandantit Fehmi Lladrovci, bashkëshortes së tij Xhevës, heroinës Fatime Hetemi dhe dëshmorëve tjerë të Brigadës 114 të UÇK-së, u arrit liria e shumëpritur.

Lavdi veprës heroike të dëshmorëve deri në përjetësi!