Kanë filluar aktivitete për nderë të Ditës së Çlirimit në Vushtrri

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vushtrrisë, përkrahur edhe nga Zyra e Kryetarit të Komunës, kanë filluar aktivitetet për nderë të Ditës së Çlirimit në Vushtrri.

Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” ka qenë vendi i nisjes së aktiviteteve kulturore, ku edhe është bërë hapja e ekspozitës, ku janë ekspozuar piktura dhe skulptura unike të realizuara mjeshtërisht nga doktori vushtrrias Safet Rexha. Interesimi i qytetarëve për të pëcjellur kspozitën ishte i madh nga ana e qytetarëve, të cilët e vlerësuan lartë punën dhe artin e treguar në veprat e piktorit Rexha.

Aktivitetet kulturore vazhduan më tej në Kalanë e Qytetit, ku u mbajt mbrëmja muzikore Veteranët për Vushtrrinë, koncertë i tillë i mbajtur pas shumë vitesh në këtë qytezë, e ku performuan këngëtarët veteranë të muzikës, të cilët dhuruan një atmosferë të mahnitshme për artëdashësit e këngës së vjetër shqipe.

Për gjithë këto aktivitete që u zhvilluan gjatë ditës së sotme, organizatorja e manifestimit, drejtoresha e DKRS-së Arta Ismajli, theksoi se janë të lumtur që kanë mundur të mbledhin artistët më të mirë që ka pasur dhe ka Vushtrria.

“Jam e lumtur që pas rreth dyzetë vitesh sot mbahet një koncert i nivelit të tillë me veteranë të muzikës së komunes tonë. Kishte këngë që u dëgjuan pas shumë vitesh dhe me performimin e tyre këngëtarët tanë na dhuruan emocione të veçanta”, theksoi drejtoresha Arta Ismajli.

Ndërkaq, krahas aktiviteteve kulturore, nuk munguan as aktivitetet sportive, ku u zhvillua takimi në futboll në mes të Përfaqësueses së Kosovës dhe ekipit të veteranëve të Vushtrrisë. /Veriu.info

/>