Kapen keq Baton Haxhiu me Berat Buzhalën te Opinioni i Blendi Fevziut!

 Lajmet e publikuara në adresë të Baton Haxhiut nga portali i Berat Buzhalës ka qenë temë debati në studion e emisionit “Opinion”.

Drejtori i Klan Kosovës iu drejtua analistit Buzhala se portali juaj ka kryer sulme të ulta rreth figurës së tij, duke kaluar edhe ekstremin e raportimit të lajmit. Për Haxhiun, në këto rrethana një gazetar do ta mbyllte portalin.