KE dhuron 15 milion euro për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit

Pak mintua më parë është firmosur marrëveshja mes kryeministrit Rama dhe presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen për dhurmin e 15 milion eurove për procesin e rindërtimit.

Rama ndodhet ditën e sotme në Bruksel, për konferencën e donatorëve për tërmetin e 26-nëntorit.

Kjo konferencë pritet që të mbahet rreth orës 14:30 dhe sipas ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj pritet që në këtë konferencë të mblidhen rreth 450 mln euro.