Kejvina Kthella prezanton të dashurin? Foto nga Dubai i thotë të gjitha

Kejvina fotografohet krah një mashkulli misterioz.

Kejvina Kthella ashtu si shumë të tjerë gjatë kësaj periudhe ka shijuar disa ditë pushimi në Dubai, shkruan lajmi.net.

Si çdo herë, edhe kësaj radhe nuk kanë munguar fotografitë e shumta nga atje, ku modelja shfaqet shumë atraktive.

Por, ishte një tjetër fotografi që së fundi tërhoqi vëmendjen e ndjekësve dhe ka bërë që të ndizen thashethemet.

Ajo u shfaq krah një mashkulli misterioz, fytyrën e të cilit e mbuloi me anë të një emoji.

 

 

Kejvina, e cila zakonisht tenton që jetën private ta mbajë larg syrit të publikut, këtë herë la të kuptohet se personi në fjalë është i dashri i saj.

 

Megjithatë, kush fshihet pas fotografisë, mbetet të kuptohet ditëve në vijim.