Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kemi pritë 35 minuta”, djali akuzon mjekët e Spitalit të Vushtrrisë për vonesë në trajtimin e nënës që vdiq 4 ditë më vonë

02/12/2025 - 19:54
në Lajme
A A
“Kemi pritë 35 minuta”, djali akuzon mjekët e Spitalit të Vushtrrisë për vonesë në trajtimin e nënës që vdiq 4 ditë më vonë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 23 nëntor të këtij viti ka vdekur një 75-vjeçare në Vushtrri. Djali i saj, Bardhyl Duklini, ka akuzuar mjekët e Spitalit “Sheikh Zayed” për vonesë në trajtimin e nënës së tij, që vdiq katër ditë pas trajtimit aty.

Gazetarja e Reporteri.net, Leonora Kolukaj, ka biseduar me Bardhylin, i cili ka rrëfyer në detaje që prej momentit kur u paraqitën në spital.

Ai thotë se nëna e tij nuk e mori trajtimin e duhur atë ditë dhe se u la të priste për 35 minuta.

“Nana i ka pas 75 vjet. Ajo e ka pas aritminë, një sëmundje që e rrit pulsin. Jemi trajtu gjithmonë professional, shpejtë por se çka ndodhi më 19.11 se di as vetë…E çuam aty, e këqyrën, ia ngjitën aparatet edhe i doli pulsi 130”, rrëfen ai.

Ai thotë se pulsi iu rrit asaj në 145 dhe se pastaj e kontaktoi një teknik aty.

“Kur i shkoi pulsi 145, shkova tek tekniku i ndërrimit, i tregova që pulsi 145 i shkojë, përnjëherë ka shku e ka marrë injeksionin dhe ia ka jap direkt….Mjekja Shatri, më kujtohet emri, vendosi me ia jep edhe një paracetamol infuzion. Nuk e kuptojshim pse. S’pe kuptojmë pse ia dha. Pas kësaj i ra tensioni…Pastaj erdhën mjeku dhe qajo mjekja, i morën dokumentet të rëntgenit, i këqyrën edhe e kanë pas një shikim të veçantë, e kanë kqyr njëri-tjetrin. Nanën na e liruan”, rrëfen Bardhyli.

Bardhyli tregon se nënës së tij i ndryshoi pamja atë natë pas terapisë që mori në spital.

“Diçka e veçantë kur e kemi çu atë natë në shtëpi, nanës i ndryshoi fytyra. ..Ka qenë e lodhtë. Unë po dyshoj që ai injeksioni direkt që e ka lodhë, por edhe ai paracetamoli që ke i panevojshëm, plus pritja”.

Ajo kishte vdekur pas katër ditësh, në hyrje të shtëpisë.

Spitali ka dalë me reagim lidhur me rastin, ku ka thënë se pacientja ishte liruar në gjendje të mirë shëndetësore pas trajtimit që kishte marrë.

“Pacientja H.D ka qenë me sëmundje kronike e cila ka marrë shërbime shëndetësore herë pas her në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri. E njëjta është lajmëruar për trajtim shëndetësor me datën 19.11.2025, ora 18:40, dhe është trajtuar nga e ana e mjekëve kujdestar të Spitalit sipas protokolleve klinike. Pas trajtimit adekuat dhe marrjes së terapisë pacientja është liruar në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se pacientja ishte sjellur me datën 23.11.2025 në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri pa shenja jete.

“Megjithatë Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri e ka formuar komisionin mjekësor, për verifikimin e rastit dhe në bazë të raportit profesional do të veprohet më tutje. Spitali “Sheikh Zayed” mbetet i përkushtuar për punë profesionale dhe shërbime shëndetësore cilësore për të gjithë pacientët!”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

“Ma këpute shpirtin” – Ndërron jetë vëllai i Lutfi Hazirit
Lajme

“Ma këpute shpirtin” – Ndërron jetë vëllai i Lutfi Hazirit

02/12/2025 - 19:40
Takohen Ramiz Lladrovci dhe Shpend Ahmeti – çfarë po paralajmëron kjo fotografi e tyre
Lajme

Takohen Ramiz Lladrovci dhe Shpend Ahmeti – çfarë po paralajmëron kjo fotografi e tyre

02/12/2025 - 19:14
Nënkryetari i Ferizajit kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Lajme

Nënkryetari i Ferizajit kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit

02/12/2025 - 19:07
Reagon Anton Marku, demokristianët e diasporës kundërshtojnë koalicionin e PSHDK’së me VV’në
Lajme

Reagon Anton Marku, demokristianët e diasporës kundërshtojnë koalicionin e PSHDK’së me VV’në

02/12/2025 - 18:56
Suspendohen edhe shtatë policë për keqtrajtimin e dy të rinjve në Podujevë
Lajme

Suspendohen edhe shtatë policë për keqtrajtimin e dy të rinjve në Podujevë

02/12/2025 - 18:53
KQZ nuk certifikon Listën Serbe, VV kundër, tjerët abstenojnë
Lajme

KQZ nuk certifikon Listën Serbe, VV kundër, tjerët abstenojnë

02/12/2025 - 18:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prona publike e Mitrovicës në shërbim të oligarkut Afrim Durmishi: Kontrata 15-vjeçare e kundërligjshme dhe 18 ari tokë në shfrytëzim falas, dëmi mbi 500 mijë €

    Prona publike e Mitrovicës në shërbim të oligarkut Afrim Durmishi: Kontrata 15-vjeçare e kundërligjshme dhe 18 ari tokë në shfrytëzim falas, dëmi mbi 500 mijë €

    333 Shpërndaje
    Shpërndaje 133 Tweet 83
  • Raportimi ekskluziv i Veriu.info: Bedri Hamza bllokon qasjen në dokumente të ‘Medi Premium’, thotë se Prokuroria po e heton lëndën e mbindërtimit pa leje – disa zyrtarë nën hetim

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Zef Morina tregon pse PSHDK braktisi koalicionin me LDK-në dhe iu bashkua LVV-së

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Shef, qaj që po shet lakna…”- Sekuencë interesante e luftimit të ‘bandave’ në veri nga Atiq në dokumentarin e huaj

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Gjykata e Mitrovicës dënon me 24 vite burgin Jetmir Sinanin për vrasjen e Liridon Musliut dhe Fatos Zenunit, rasti kishte ndodhur te shtëpia e dorasit në Vushtrri

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë