Këngëtari i njohur shqiptar akuzon rëndë: “Don Xhoni paguan 10 milion lekë për klikime…”

Këngëtari i njohur shqiptar, Erik Lloshi, derisa ka folur për këngën e tij më të re “Kshu je ti“, ka rrëfyer në “Ora Verore” se ka disa këngëtarë që blejnë klikimet.

Në mesin e këtyre përmendi reperin më të ri të estradës tanimë i shumë njohur, Don Xhoni.

“Unë kam nxjerrë këngën time të re para katër javësh. Thua nuk e kam vënë re këngën, sepse ka dalë Don Xhoni, që hedhin 10 milionë lekë sponsorizime. Unë përmenda Don Xhonin, por ka dhe shumë tjerë që marrin nga 3 apo 4 milionë klikime në ditë”.

Ai shtoi tutje se ka menaxherë që nuk kanë vesh për muzikë dhe paguajnë për sponsorizimin e këngëve, që nuk duhen dëgjuar nga publiku.

Nga artisti nuk ka pas ende reagime as tek ndonjë menaxherë muzikorë.