Këngëtarja shqiptare mori 8 vite pagë si ‘drejtoreshë’ në dy ministri dhe 65 udhëtime

Referuar sistemit “TIMS” 2006-2013, rezulton se në 23 raste në Amerikë dhe 42 në vendet e BE; Fatmiri e Eli kanë udhëtuar bashkë si “Delegacion pune”, kur në fakt këngëtarja shkonte për koncerte private, ndërsa “princi” e shoqëronte.Fatmir Mediu, me fondet publike në vitet e pushtetit 2005-2013, lidhur me emërimet e pagat fiktive mujore, që ka dhënë kur ishte ministër i Mbrojtjes dhe ministër Mjedisi.

Sipas informacionit me burim konfidencial nga Thesari i Shtetit, thuhet se këngëtarja Eli Fara, nga muaji janar 2006, deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes “Drejtore Inovacinosh”, drejtori që nuk ka ekzistuar fare, por u sajua nga Fatmir Mediu.

Edhe pas muajit mars 2008, kur Mediu iku për shkak të Gërdecit; këngëtares Eli Fara i vazhdoi paga nga ministri pasardhës Gazmend Oketa, të cilit iu la “amanet” mos ta hiqte nga borderoja, ndërsa në shtator 2009 kjo drejtori u shkri me gjoja “suprimim strukture”.Mirëpo, këngëtarja nuk mbeti pa pagë drejtori, mbasi Fatmir Mediu që kishte dobësi për zërin e saj; kur shkoi ministër Mjedisi e emëroi “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”; drejtori të cilën e sajoi, për t’i ngrohur xhepin këngëtares së zemrës.

Sipas letrave, për këngëtaren nuk paska qenë vetëm paga e majme prej 8 vitesh, por dhe dietat e shumta, që paguheshin nga buxhetet e e dy ministrive, me shënimin “Udhëtime pune”, të saja e urdhëruara nga shef Fatmiri; madje me disa ditë qëndrimi në shtetet e SHBA-BE e deri në vende ekzotike.

Sipas sistemit “TIMS” të viteve 2006-2013, rezulton se shefi, Fatmir Mediu dhe vartësja zyrtare Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 raste në shtete të BE.Ndërsa në total, në afro 8 vite, këngëtarja ka udhëtuar 150 herë me shpenzime të shtetit, si Drejtore Drejtorie në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Mjedisit në formë “shërbimesh pune”; për të cilat, numrin e ditëve dhe faturat për hotele-restorante i miratonte ministri Mediu.

Sipas dokumentacionit, shumica e faturave dhe biletave janë fotokopje; por auditet e brendshme në këto ministri; kanë vërtetur se Fatmiri e Eli, nuk kanë udhëtuar për qejf me milionat e shtetit; por vetëm për shkak të detyrës si “Delegacion pune” të dy ministrive përkatëse.Në fakt, Eli Fara shkonte për koncerte private, ndërsa “princi” e shoqëronte, deri sa i vodhi dhe zanatin duke u bërë vëtë këngëtar dasmash, sidomos duke u praktikuar te vila që i ka bërë dhuratë në SHBA.Gjithçka mund dhe duhet ta verifikojë SPAK-u, madje dhe një fjalë që vazhdon qarkullon në Ministrinë e Mjedisit; sikur Fatmir Mediu i ka dhënë 500 mijë dollarë vajzës së këngëtares, për një projekt fantazmë “Rinia e Parqet malore”, maskuar pas një OJF-je. /Pamfleti