Keqpërdori detyrën zyrtare, zëvendësministri i Qeverisë Haradinaj shkarkohet nga detyra

Ish-drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, së fundmi zëvendësministër i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj, është liruar nga detyra, kjo është bërë me kërkesë të tij. Lajmin për lirimin nga detyra e zëvendësministrit e ka publikuar vetë kryeministri Haradinaj.

“Sot kam liruar nga detyra Zv/ Ministrin e Administratës Publike Z. Bujar Nerjovaj. Lirimi bëhet me kërkesë të tij me qëllim të vazhdimit të procesit gjyqësor.

E falënderoj Zv/ Ministrin Nerjovaj për punën dhe kontributin në Ministrinë e Administratës Publike”, shkruan Haradinaj në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Nerjovaj dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, pasi është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare.