Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Kërkesa e Hoxhajt për shtyrjen e Konventës’, ish-deputeti Berisha: ‘Konventa duhet të jetë moment bashkimi, jo ndarje’

14/11/2025 - 17:30
në Lajme
A A
Berisha: Mërgimtarët i kanë lexuar mashtrimet e Albin Kurtit, nuk i fiton më zgjedhjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar që Konventa e kësaj partie për të zgjedhur kryetarin e ri të shtyhet deri të dielën e ardhshme.

Pas kërkesës së Hoxhajt ka ardhur një përgjigje nga Sekretarja e Përgjithshme e kësaj partie, Vlora Çitaku.

Çitaku ka bërë me dije se Konventa e Jashtëzakonshme është thirrur në bazë të nenin 35 të Statutit të Partisë.

Ajo ka thënë se sipas statutit, Konventa duhet të mbahet brenda pesë ditësh.

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë, pas dorëheqjes së Kryetarit Memli Krasniqi, Kryesia vendosi të thërrasë Konventën e Jashtëzakonshme, e cila, bazuar në nenin 35 të Statutit të Partisë, duhet të mbahet brenda pesë ditësh. Ne e inkurajojmë dhe e mirëpresim garën e brendshme. Çdo anëtar apo anëtare që i plotëson kriteret e përcaktuara me Statut është i mirëseardhur të kandidojë. Gara do ta bënte Konventën edhe më madhështore”, ka deklaruar Çitaku për Nacionale.

Në lidhje me kërkesën e Hoxhajt ndaj PDK-së ka folur për “Gazeta Blic” ish-deputeti i kësaj partie, Hisen Berisha.

Berisha tha se çdo propozim apo debat brenda partisë duhet trajtuar si pjesë e procesit të shëndetshëm politik.

Ai tha se kërkesa e Hoxhajt duhet parë si pjesë e reflektimit të nevojshëm që ky moment kërkon për PDK-në.

“PDK është parti me institucione të qëndrueshme të brendshme dhe me kulturë demokratike të konsoliduar.Çdo debat apo propozim brenda partisë duhet trajtuar si pjesë e procesit të shëndetshëm politik. Në këtë kontekst, kërkesa e z. Hoxhaj për shtyrjen e Konventës duhet parë si pjesë e reflektimit të nevojshëm që ky moment kërkon për PDK-në” tha Berisha.

Ish-deputeti, Berisha, tha se për të me e rëndësishme se koha e mbajtjes së Konventës është uniteti, reflektimi dhe drejtimi strategjik që duhet të marrin si parti.

Ai tha se kjo Konventë që pritet të mbahet duhet të jetë ‘moment bashkimi jo ndarje’.

“Për mua, më i rëndësishëm se koha e mbajtjes së Konventës është uniteti, reflektimi dhe drejtimi strategjik që duhet të marrim si parti. Konventa duhet të jetë moment bashkimi, jo ndarje, prandaj çdo qëndrim që synon rritjen e kohezionit të brendshëm dhe forcimin e organizatës është pozitiv dhe i dobishëm për procesin.Shtyrja nuk mund të trajtohet si dobësi, por duhet parë si veprim i matur nëse shërben për stabilitetin, përgatitjen dhe qartësimin e vizionit kolektiv. Vendimi final për datën i takon institucioneve të partisë, të cilat duhet të vendosin me përgjegjësi dhe në funksion të interesit të PDK-së dhe të shtetit” tha Berisha në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

PZAP ia rrëzon ankesën PDK-së që kërkonte rivotim në Mitrovicë
Kryesore

PZAP ia rrëzon ankesën PDK-së që kërkonte rivotim në Mitrovicë

14/11/2025 - 18:24
Lekaj: AAK përkrah aksionet e Qeverisë në veri, por nuk guxojmë të lazdrohemi
Lajme

Lekaj: AAK nuk ka votë për Glauk Konjufcën dhe për asnjë qeveri të propozuar nga LVV-ja!

14/11/2025 - 18:12
Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse
Kryesore

Kajtazi ia qet rrenën në fushë Rozeta Hajdarit: Qe Emailet ku i shkruan Ridvan Muharremit

14/11/2025 - 17:55
A kishte Ridvan Muharremi certifikatë sigurie, Hajdari: Të gjithë që u përfshinë në procese të klasifikuara kaluan nëpër procedura
Kryesore

A kishte Ridvan Muharremi certifikatë sigurie, Hajdari: Të gjithë që u përfshinë në procese të klasifikuara kaluan nëpër procedura

14/11/2025 - 17:25
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë viziton Kosovën javën e ardhshme
Kryesore

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë viziton Kosovën javën e ardhshme

14/11/2025 - 17:02
Pensionet sot procesohen me rritje, Murati: Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti!
Kryesore

Kallëzim në Prokurorinë Speciale, ministri Murati denoncohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

14/11/2025 - 16:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu do të shpërthejë një skandal më i madh”, për çfarë informacioni flet avokati i Ridvan Muharremit e që lidhet me sekret shtetëror?

    “Këtu do të shpërthejë një skandal më i madh”, për çfarë informacioni flet avokati i Ridvan Muharremit e që lidhet me sekret shtetëror?

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Storje suksesi: Kompania “ILEAA Group” zgjerohet në Libi, pritet të realizoj projekte të medha në ndërtim dhe infrastrukturë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Qeveria në detyrë miraton dy kërkesa të Ministrisë së Financave, emëron edhe drejtorin e ARC’së

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Diplomati del publikisht në tubim të Vetëvendosjes, shkel ligjin për diplomaci

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pensionet sot procesohen me rritje, Murati: Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti!

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë