Kërkohet për shumë vepra penale, lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e Leorand Rexhajt, i cili dyshohet se ka kryer veprat posedim i paautorizuar i narkotikëve, vjedhje, mashtrim, kanosje dhe cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve.

Rexhaj është i lindur më 28 prill 1995 në Oberndofr të Gjermanisë, ndërsa thuhet se mund të jetë në lokacionet Jabllanicë e vogël në Pejë, Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.

I njëjti ishte dënuar me 15 muaj burgim për veprën penale posedim i paautorizuar i narkotikëve.