Kërset “stupci” ditën e Bajramit në Vushtrri, përleshën katër persona

Një përleshje mes 4 personave ka ndodhur dje për festën e Fiter Bjaramit në Vushtrri, ku si pësojë dy persona i kanë sulmuar dy të tjerë me shkop druri, shkruan Veriu.info.

Viktimat kanë marrë tretman mjekësor, dhe vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërgua në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar.

Raporti i policisë:

Vushtrri 13.05.2021 – 15:45. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar me shkop druri në oborrin e tyre dy viktima meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Janë konfiskuar dy shkop druri, të cilat janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërgua në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar.