Këshilltari i Kadri Veselit e përqesh fortë Haradinajn – Ja çka i bën (Foto)

Ish- këshilltari politik i Kadri Veselit, Avni Bytyqi ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si Ramush Haradinaj ka nisur punën si kryeministër i vendit.

Ai në një shënim në Facebook ka thënë se Qeveria e re duhet ta ketë një plan të qeverisjes e jo të punoj ad- hoc, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij është e kotë nëse e nis punën në ora 7:00, dhe pas 2 orësh nuk ke ide se çka të bësh.

Shënimi i plotë:

Eshte me rendesi qe KM i ri mos me humb kohe me aksione ad-hoc por mu ule sebashku me kabinetin e tij edhe me pergadit nje plan program te qeverisjes. Eshte e kote me fillu punen ne ora 7.00 kur nuk e din se cka ki me ba pas dy ore!

Ndersa Kuvendi i Kosoves shpresoj qe e fillon punen e saj me rregulloren e re te punes. Ne te cilen kane punuar te gjithe partite politike, shoqeria civile dhe ekspert nderkombetare te udhehequr nga NDI. Perjashto benificionet per deputetet (pas mandatit) per te cilat nuk jam pajtuar, rregullorja e re sjelle

nje dinamik te re ne Kuvend duke forcuar mekanizmat e mbikqyres ndaj qeverise dhe institucioneve te tjera. Ngrite efikasitetin e ligjeberjes dhe e fuqizon transparencen dhe llogaridhenien karshi qytetareve te vendit.