Këta janë anëtarët e bordit të ndëmarrjes Trepça, që u emëruan sot nga Qeveria

Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Trepça”, ku kryetar është zgjedhur Bahri Hyseni, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Kurse anëtarë janë emëruar: Hekuran Nikqi, Shyqri Kelmendi, Alban Krasniqi, Shyqri Sadiku.

Ky Bord do të ketë mandat deri në emërimin e Bordit me mandat të plotë.

Ndërmarrja “Trepça” në vazhdimësi shquhet për keqmenaxhim, e sidomos në kohët e fundit për vonesën e rrogave të punëtorëve për shkak të mungesës financiare./Veriu.info