Këtë Bajram pati më shumë vizita familjare sesa vitin e kaluar (VIDEO)

Vjet ua pamundësoi pandemia, por sivjet vizitat tek familjarët e tyre nuk e kanë ndërmend t’i ndalin.

Besimtarët myslimanë konsiderojnë që festa e Bajramit nuk ka lezet pa e uruar njëri-tjetrin fizikisht.

Qytetarët madje po thonë se tashti kanë më pak arsye për t’ia pasur frikën virusit korona.

Por, jo vetëm kosovarët po ndjehen të relaksuar në këtë drejtim. Edhe në Maqedoni tradita e vizitave mes familjarëve në këtë festë ka vazhduar.

Kështu tha një kumanovas që erdhi të enjten për vizitë në Kosovë.

Mirëpo, ka kosovarë që këtë Fitër Bajram vetëm me telefon do t’i urojnë familjarët e tyre.

Besimtarët myslimanë Bajramin e cilësojnë si festë të unitetit dhe bashkimit që ofron zemrat, forcon lidhjet miqësore, ku shtrihen duart e pajtimit dhe ripërtërihen lidhjet njerëzore me sinqeritet e dashuri.