Këto dy vajza tani janë këngëtare shumë të njohura

Teksa jemi të mbyllur në karantinë, shpesh si opsion kemi pasur kalimin e kohës me shfletimin e albumeve të vjetra fotografike duke ndjerë nostalgji për kohën.

Njejtë duket të ketë vepruar edhe këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj.

Ajo ka postuar një fotografi të fëmijërisë me kushërirën e saj, Argjentinën.

Ndonëse shumë vite kanë kaluar, vajzat mbesin me bukurinë e njejtë dhe tiparet dalluese – prej të cilave përmendim pashmangshëm flokët me volum të Argjentinës.