Këto janë komunat ku nuk do të këtë balotazh

Në katër komuna të Republikës së Kosovës do të përballen vetëm nga dy kandidatë në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor.

Parteshi, Graçanica, Zveçani dhe Zubin Potoki, do të përcaktojnë qysh me 22 tetor se kush do të jetë kryetari i tyre, pasi në garë janë vetëm nga dy kandidatë dhe nuk mund të ketë balotazh.

Në nenin 9 të ligjit për Zgjedhjet Lokale shpjegohet se kur shpallet fitues i garës një kandidat.

“Kandidati zgjidhet Kryetar i Komunës nëse ai apo ajo fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë”, thuhet në pikën 5 të këtij neni./Indeksonline/Veriu.info