Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KFOR njofton për takimin e djeshëm mes Begajt dhe Ulutas: U diskutua situata e sigurisë në Kosovë

23/10/2025 - 11:44
në Lajme
A A
KFOR njofton për takimin e djeshëm mes Begajt dhe Ulutas: U diskutua situata e sigurisë në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

KFOR ka dhënë detaje për takimin që e zhvilloi dje komandanti i këtij misioni, Ozkan Ulutas, me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj. Në njoftim theksohet se gjatë takimit të dy ata kanë diskutuar për çështje që lidhen me situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe, për stabilitetin rajonal, shkruan Gazeta Express.

Nga KFOR bëhet e ditur se Ulutas ka rikonfirmuar angazhimin e këtij misioni për të garantuar ambient të sigurt në Kosovë, dhe për të mbështetur dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

‘’ Ai gjithashtu vlerësoi kontributet afatgjata të Shqipërisë në KFOR dhe profesionalizmin e treguar nga personeli shqiptar në mbështetje të aktiviteteve të përditshme të misionit’’, thuhet mes tjerash.

Dje, Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua në Tiranë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtnant Arben Kingji.

Gjatë takimit, u diskutua për një sërë çështjesh që lidhen me situatën e sigurisë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. Gjeneralmajor Ulutaş rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të mbështetur dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai gjithashtu vlerësoi kontributet afatgjata të Shqipërisë në KFOR dhe profesionalizmin e treguar nga personeli shqiptar në mbështetje të aktiviteteve të përditshme të misionit.

KFOR vijon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – me qëllim kontributin për një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përmbushjen e roleve të tyre përkatëse si institucione të reagimit të sigurisë.

JU REKOMANDOJMË

Zogaj ironizonme pushtetin: Çka po na duhen urat me Perëndimin, kur i kemi dy urezat në Mitrovicë
Lajme

Zogaj: Konjufca, i gatshëm me e shtri kurrizin pa pikë dinjiteti përballe Kurtit!

14/11/2025 - 20:49
Shoqatat e dala nga lufta bën thirrje për protestë në Strasburg: Specialja ka marrë karakter selektiv, UÇK është pasuri kombëtare
Lajme

Shoqatat e dala nga lufta bën thirrje për protestë në Strasburg: Specialja ka marrë karakter selektiv, UÇK është pasuri kombëtare

14/11/2025 - 20:39
Miftaraj: Vendimi i Gjykatës Supreme është i qartë – deputetët që janë edhe ministër nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht dy funksione
Lajme

Miftaraj ironizon me Rozeta Hajdarin: Jam e lumtur që popullit tim i kam shkaktuar dëm 3 milion euro

14/11/2025 - 20:31
S’votuan as gjysma e të regjistruarve – Elezi: Nesër fillon numërimi i fletëvotimeve nga diaspora për balotazhin
Kryesore

S’votuan as gjysma e të regjistruarve – Elezi: Nesër fillon numërimi i fletëvotimeve nga diaspora për balotazhin

14/11/2025 - 20:22
Ulutas takon shefen e zyrës greke në Kosovë- Shkëmbejnë pikëpamje për situatën e sigurisë në vend
Kryesore

Ulutas takon shefen e zyrës greke në Kosovë- Shkëmbejnë pikëpamje për situatën e sigurisë në vend

14/11/2025 - 19:50
Molliqaj akuzon Qeverinë: Shumë dhurata për partinë, e shumë dëme për Kosovën
Lajme

Molliqaj: Nëse hyjmë në zgjedhje, nuk do të bëjmë koalicione për mbijetesë!

14/11/2025 - 19:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu do të shpërthejë një skandal më i madh”, për çfarë informacioni flet avokati i Ridvan Muharremit e që lidhet me sekret shtetëror?

    “Këtu do të shpërthejë një skandal më i madh”, për çfarë informacioni flet avokati i Ridvan Muharremit e që lidhet me sekret shtetëror?

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Storje suksesi: Kompania “ILEAA Group” zgjerohet në Libi, pritet të realizoj projekte të medha në ndërtim dhe infrastrukturë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Qeveria në detyrë miraton dy kërkesa të Ministrisë së Financave, emëron edhe drejtorin e ARC’së

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Vlora Çitaku i reagon Hajdarit: Ti në politikë nuk ke bërë asgjë, ke abuzuar me detyrën

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Diplomati del publikisht në tubim të Vetëvendosjes, shkel ligjin për diplomaci

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë