Kimete Berisha: Albin, a po ta vranë syrin gjithë kjo kotësi e Armend Mujës

Opinionistja kosovare, Kimete Berisha, ka komentuar në një status në Facebook rreth zhvillimeve politike që kanë ndodhur kohët e fundit në Kosovë, duke parashtruar një mori pyetjesh retorike për kryeministrin e vendit, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Berisha në mes tjerash ka pyetur kryeministrin e vendit, Albin Kurti, nëse po ja vranë syrin gjithë kjo kotësi e Armend Mujës duke i thënë se ai nuk mund të bëhet kryetar i Mitrovicës.

“Nëse vjen puna deri aty, do të bëhem vet Kryetare e Mitrovicës e s’do të ‘lejoj’ që një mashkull i keq që i thotë koleges grua ‘ulu aty mos fol’ të bëhet Kryetar. A është e mundur që Armendin nuk ke arritur ta ‘identifikosh’, gjithë ajo kotësi e tij s’ta ka vrarë’ syrin’!” – shkruan ndër të tjera Kimete Berisha.

Ja postimi i Kimete Berishës:

Vargjet satanike: Intervistë me shokun tim, Albinin!

– A është e vërtetë se këshilltarët e t’u i ‘sheh’ veç ti?
ALBINI: Mjafton t’i shikosh me vëmendje dhe i sheh edhe ti.

– Sot mendoj se ti je për Kosovën siç është për Teatrin ‘Deus Ex Machina’, një ‘Zot’ i shpikur, që në mënyrë artificiale e ‘nxjerr popullin’ nga situata, pra Ti je një ‘Zot’ që ka dalur nga makina!

ALBINI: Ti ke menduar se unë jam ‘dhurata’ më e madhe për Kosovën pas pavarësisë!

– Unë i ndryshoj mendimet për njerëzit, kur njerëzit ndryshojnë.
Merre me mend të isha aq dogmate sa ta ruaja mendimin e njejtë për dikë që ka ndryshuar.
Ai ndryshon, por ti insiston të bëhesh budallaqe dhe nuk e ndryshon mendimin për të.
Ku ke parë kështu?
Atë që e kam thënë dje ka qenë e vërtetë për dje, sot është një tjetër e vërtetë.

ALBINI: Çdo gjë ndryshon në jetë!

– A jam unë e zonja t’i bëjë nervoz aktivistët e t’u!
Për shembull t’u tregoj atyre se ministrat e t’u po i shpërblejnë zyrtarët e PDK-së nëpër borde, të njejtit që kanë keqpërdorur dhe përfituar nga pushteti prej pas luftës!

ALBINI: Aktivistët e dinë se Ne do t’i eliminojmë të gjitha padrejtësitë e vjetra!

– Duke i mbuluar me padrejtësi të reja…
Si muri i kuq kur lyhet me bojë të bardhë, për ta skuqur nga fillmi, apo çka?
ALBINI: Ne do ta çrrënjosim korrupcionin!

– Për ta mbjellur një rasad të ri të korrupcionit…
ALBINI: Jo…

– A mund t’i futësh duart në zjarr për Albulenën për shembull!
Gjinja e kanë parë duke darkuar me bartësit më agresivë të korrupcionit në Kosovë, dhe disa prej tyre tashmë po thirren në emrin e saj ‘Më ka thënë Albulena’, ‘Më ka premtuar Albulena’ se s’më ngucin prej drejtorit, etj.

ALBINI: Jo Po…

– A mendon se je mendjemadh, se për shembull unë mendoj për vete se jam mendjemadhe dhe s’më gjindet shoqja.
‘Kush si vetja s’më duket’, por këtë ves e mbaj fshehur?

ALBINI: Jo nuk jam mendjemadh, aspak.
Veç mund të lë përshtypje të gabuar, ndoshta! Jam serioz e nganjëherë njeriu serioz duket mendjemadh!

– Ibrahim Rugova ka krijuar fansa por jo shkollë.
Pas vdekjes së tij, ka vdekur filpzofia e tij.
Edhe ti ke krijuar ndjekës por jo shkollë.
Ndjekësit mund të ti marrin: për shembull, ndjekësit e m’i mund të mi merr një shkrimtare që shkruan ‘më bukur’ se unë (mo’ Zot).

ALBINI: Unë besoj se në këtë botë ka vend për të gjithë.

– Për t’u ndryshuar Kosova duhet të ndryshohet kultura e qytetarëve.
Neve na duhet një kulturë tjetër, që e rrënon këtë mentalitet.
Po shihet qartë, shoku im, se asnjë qeveri nuk kryen punë, sepse njerëzit dhe kultura shqiptare është e njejtë.

ALBINI: Unë jam optimist, shoqe!

– Më tregoi njëri se burri i një familjares së Vjosës u bë ‘madh’ në Ministri t’Bujqësisë!
Unë, burrit t’çikës tezes, as emrin nuk ia di!
A ia din ti emrin burrit t’çikës tezes tënde?

ALBINI: Nepotizmi nuk ka vend në qeverinë time!

– Shumë dallavere të reja… Ministri i Mbrojtjes i ka refuzuar mbi 350 ushtarë djemë të ri të FSK-së, pasi ata i kanë kaluar me sukses të gjitha fazat e rekrutimif për ushtarë të rinj.
Pse ka vepruar kështu ministri?
Veç për t’i futur djemtë e Vetëvendosjes e akrabanë e Presidetes në FSK, apo çka?

ALBINI: Ministri i Mbrojtjes e ka lënë Norvegjinë për Kosovën!

– Me fjalë poetike, vet është kthyer në Kosovë, ama ata djemë i ka përzënë nga Kosova për të lyp’ bukë goje nëpër Norvegji-ja!
A beson në Zot?
Po, me siguri do të thuash Po (besove s’besove).
A është humane të luash me ndjenjat e atyre djemëve që kanë besuar, kanë pritur, kanë ushtruar, janë stërvitur dhe i kanë kaluar me sukses të gjitha fazat e rekritumit, e pastaj ministri ka vendosur papritur t’ua shkatërrojë jetën, se, ashtu i është tekur!

ALBINI: Është Komisioni i Ankesave…

– Komisioni i Ankesave (me shqiptarë).
Po, ua ruajt Zoti Komisionin, por të isha në vend të tyre do të rebelohesha. Kauzën e kanë të fortë!

ALBINI: Nuk kam informata..

– A e din ti se Armend Muja nuk mund të bëhet Kryetar i Mitrovicës.
Nëse vjen puna deri aty, do të bëhem vet Kryetare e Mitrovicës e s’do të ‘lejoj’ që një mashkull i keq që i thotë koleges grua ‘ulu aty mos fol’ të bëhet Kryetar.
A është e mundur që Armendin nuk ke arritur ta ‘identifikosh’, gjithë ajo kotësi e tij s’ta ka vrarë’ syrin’!

ALBINI: Me Kryetarin e Mitrovicës jemi shumë të kënaqur.

– A lutesh? A luten njerëzit madhështorë?
Cila është lutja juaj e preferuar!

ALBINI: Zotit i lutem, kuptohet….
S’kam lutje të veçantë, lutem në përgjithësi, dhe lutem shqip!
E Ti, e ke ndonjë lutje që ma kishe rekomanduar?

– I thonë lutje, por është kërkesë.
Unë ta kisha rekomanduar thënien:
‘Talenti është dhuratë e Zotit-ji i përulur;
Fama është dhuratë e Njeriut-ji mirënjohës; Mendemadhësia është dhuratë që ia jep vetes-ji i kujdesshëm’!

E sa më përket mua, unë i kam rá n’fije, e kam ‘kopjuar’ një lutje të Profetit Zechariah, u knaqa me të, ama nuk dua të ta tregoj