Kimete Berisha: Ta shpëtojmë Kosovën nga vdekja, dëshpërimisht me Albinin dhe Vjosën

Publicistja e njohur Kimete Berisha, shprehet hapur se nëse nuk votohet Albin Kurti dhe Vjosa Osmani për të nxjerr me rrënjë krimin e organizuar dhe për ta shpërndarë mafinë politike, nuk do të ekzistojë Kosova, përcjell Gazeta Online Veriu.info

Shkrimi i plotë i Kimete Berishës:

Dëshprimisht me Albinin dhe Vjosën!

Në një farë mënyre ne (gjenerata jonë) e hëngrëm, edhe nëse bëhet mirë për ne, është vonë, sepse s’kemi kohë të mjaftueshme ta rehatojmë shpirtin, e të barazojmë të mirat ‘e reja’ me vuajtjet e vazhdueshme që kemi përjetuar.

Kushdo që nuk ka qenë pjesë e krimit të organizuar në Kosovë, ka vuajtur, ka jetuar i izoluar dhe ka vegjetuar si bimë pa emër!

Kushdo që ka fëmijë, duhet të mos e merr gjumi natën, duhet të çohet peshë e ta ndryshoj sistemin kriminal dhe mafioz, që fillon prej Valdete Dakës, e cila me gjakftohtësi të egër është në shërbim të pronto-s.

Nuk ka Institucion në Kosovë që nuk është në shërbim të mafisë politike.

Kupto.

Nëse nuk e votoni Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për ta nxjerr me rrënjë krimin e organizuar dhe për ta shpërndarë mafinë politike, ju betohem se Kosova nuk do të ekzistojë më.

Se edhe ashtu është shtet i dështuar eksperimental.

Kosova dergjet qe 20-të vjet nga disa familje të rrezikshme:

një grup i Drenicës,

nga një grup i Llapit,

nga një grup i Dukagjinit, që e kanë dashur aq shumë Kosovën, sa që e kanë dhunuar,

e kanë vjedhur, e kanë shitur,

e kanë shkatërruar,

e kanë ndarë,

e kanë shfrytëzuar për frustrimet e tyre të shthurura,

edhe ‘zhabica’ kanë blerë me paret e këtij vendi të shkretë.

Ata nuk po ngihen o zemër.

Shih, Xhavit Haliti ende do

të bëhet deputet!

Vampirë, a kush janë këta që nuk ngihen ‘gjak’!

Shih Sami Lushtakun se si është egërsuar edhe më tepër (kam respekt për te, por po më detyron mos me ia ble kumështen e Drenës, si shenjë hakmarrje <aside class=