Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Klinë, ku një vajzë e mitur është goditur nga treni dhe humbi jetën.
Policia ka treguar se viktima Jehona Gashi e cila ishte vetëm 17 vjeçare është goditur nga treni në relacionin Pejë-Prishtinë, gjersa ishte duke kaluar hekurudhën, shkruan Reporteri.net.
“Viktima femër K-Shqiptar, përderisa ishte duke kaluar hekurudhën, është goditur nga treni i udhëtarëve që qarkullonte në relacionin Pejë-Prishtinë. Si pasoj, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore ku dhe ndërron jetë. Me vendim të prokurorit drejtuesi i trenit mashkull K-Shqiptar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, kurse trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur nga Policia.
Ndërkohë shoferi i automjetit që ia mori jetën Jehonës tashmë është arrestuar nga policia. /Reporteri.net