Kjo është e vërteta e “ndarjes” së AKR-së dhe Alternativës nga LAA

Deputeti i Koalicionit LAA, Iliri Deda në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka hedhur poshtë lajmin se Alternativa e AKR i kanë dhënë fund bashkëpunimit parlamentar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Deda tha se ky lajm nuk është i vërtetë.

Ai më tej shtoi se këto lloje lajme janë në gjendje t’i bëjnë vetëm eksponent të Koalicionit PAN.

“Jo nuk është e vërtete. Kjo është luftë speciale mediale të cilat i bëjnë eksponentët e PAN-it”, ka thënë Deda.

Ndryshe para pak minutave nëpër media kanë qarkulluar lajme se Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa i kanë dhënë fund bashkëpunimit parlamentar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.