Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka arrestuar një person për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit” që ndërlidhet me rastin “Laboratori 25”.
Gazeta Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar është Nexhmije Selmani.
Ajo po dyshohet se ka kryer vepra penale që lidhen me falsifikimin e dokumenteve publike si, pasaporta, patentë-shofera, e dokumente të tjera, të prodhuara për mbi 50 shtete të ndryshme të botës.
Ajo dyshohet se këto veprimtari po i kryente në shtëpinë laborator që kishte marr me qera në lagjen Qëndresa.
“Në shtëpinë laborator, e cila ishte marrë me qira në emër të N.S., janë gjetur aparatura të ndryshme për prodhimin e këtyre dokumenteve të falsifikuara, me qëllimin të prezantimit dhe përdorimit të tyre si origjinale:, thuhet në komunikatë.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ndaluar për 48 orë.














