Kjo është kandidatja e LDK-së për deputete në zgjedhjet e 6 Tetorit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Vlora Dumoshin për kandidate për deputete në zgjedhjet e 6 tetorit, njofton Gazeta Blic.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Dumoshi, përmes një postimi në Facebook.

“Me propozimin e degës së IV të LDK-së në Prishtinë jam listuar kadidate për deputete në zgjedhjet e 6 tetorit.

Falenderoj degën e IV të LDK-së për besimin e dhënë”, ka thënë ajo.