Kjo është kërkesa më e re e Haradinajt për ministrat e tij

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë, i ka pyetur ministrat e tij, se kush mund ta pres të shtunën në takim.

E vullnetar për një takim në ditë vikendi me kryeministrin, u paraqit ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani.

“ Koleg kemi mendu me shku në vizita nëpër Ministri. Sot jam te Ministria e Financave, dje kam qenë te MMPH, e kam një lutje për ju. Kush mundet mem prit nesër. Publike po ua bëj ftesën është e shtunë. Nëse dikush është i gatshëm me më prit jam i interesuar. Te Lekaj kam qenë, atëherë Tregti dhe Industri Bajram Hasani”, tha ai.

Por kryeministri nuk kishte ftesë për takim vetëm me ministra. Ai kërkoi nga ata që takohet dhe me zyrtarët ligjor të tyre, për të diskutuar për strategjinë legjislative .

“A mërziti ju ministra me i ftu unë një ditë zyrtarët ligjor tuaj të çdo Ministrie. Po kam dëshirë me bisedu me ta për strategjinë legjislative. Për ligjet. Qysh është ka ndodh. Gjendja e ardhshme. Dhe po kam dëshirë me i pa edhe këta qysh e kuptojnë këtë agjendën evropiane 2018. Pra kjo nuk është ndërhyrje në punë, sepse ata iu raportojnë juve dhe kuptohet që ju jeni eprorët e tyre. Por dëshira është me i thirr njëherë mentori prej zyrës sonë, zyrtarët e juaj ligjor ta shohim a jemi pak a shumë të gjithë të ndërlidhur”, tha ai./