Kjo është letra e plotë e Vjosa Osmanit drejtuar presidentit Biden ku i kërkonte ndihmë për vaksinat

Presidentja Vjosa Osmani me 19 mars i kishte dërguar letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

E sot gjatë ditës Biden i ka kthyer përgjigje Osmanit ku i ka premtuar që do të ndihmojë Kosovën në sigurimin e vaksinës antiCOVID.

Gazeta inFokus e ka siguruar letrën të cilën Osmani i kishte dërguar Presidentit amerikan, në të cilën ajo i shkruan se situata me pandeminë së Kosovë ndryshe nga ajo na SHBA nuk është fare e mirë dhe ku i kërkonte ndihmë për sigurim të vaksinave për Kosovën.

Osmani në letër kë përmendur deklaratën e Biden i cili kishte thënë se nëse SHB-ja do të ketë më shumë vaksina atëherë do ti ndajë ato me botën.

“Si përfaqësuese e popullit të Kosovës, ushtruese e detyrës së Presidentes po ju shkruaj tu bëj një kërkesë që në të ardhmen të jemi njëri ndër shtetet që përfitojmë nga vaksinat e juaja të tepërta”, shkruan Osmani në letrën drejtuar Biden.

Në vazhdim mund të gjeni letrën e plotë që Osmani i ka dërguar Presidentit amerikan me 19 mars si dhe përgjigjen e Biden për Osmanin.