Kjo kandidate e PDK-së për asambliste, të lë gojë hapur me bukurin e saj (Foto)

Florida Canolli, është nder kandidatët më të reja që synon një ulëse në Kuvendin e Komunës së Prishtinës. Në fakt, ajo është më e reja nga radhët e grupit të PDK-së.

Plotë elegancë. Bile, ajo mund të  magjeps ekspertët e modës. Por, në fakt studentja e juridikut e ka zgjedhur politikën.

Ajo është radhitur e fundit në listën e grupit garues të PDK-së për asamblenë komunale.

“Të dashur dhe shumë të respektuar qytetarë të Komunës së Prishtinës! Në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor të këtij viti, do të jem në listën e kandidateve të Partisë Demokratike të Kosovës për Asamble Komunale të Prishtinës, me numër 55. Për të qenë pjesë e Kuvendit Komunal të Prishtinës më duhet mbështetja dhe besimi nga ana juaj. Me përkrahjen e juaj shpresoj shumë se do të jem asambleiste e ardhshme me ç’rast ju premtoj se do të ju përfaqësoj me përgjegjësinë më të lartë. Paraprakisht, dëshiroj të ju falënderoj për përkrahjen e juaj”, ka shkruar ajo në rrjetin social facebook, transmeton lajmi.net