Kjo komunë ndan 28 mijë euro për perde e roleta për QKMF-në dhe njësitë e saj

Komuna e Pejës ka planifikuar të ndaj 28 mijë euro për t’u furnizuar me perde dhe roletë të llojeve të ndryshme për Qendrën Kryesore Mjekësore Familjare dhe njësitet e saj.

Në njofimin për hapjen e tenderit, komuna e Pejës ka bërë të ditur se afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është deri më 21 prill në ora 13:00.

Ndryshe, një muaj më parë Ministria e Shëndetësisë ka pajisur QKMF-në në Pejë me një autoambulancë për njësinë e Uegjencës.