Klinaku: Ja ku po gabon Hashim Thaçi

Duke e vlerësuar shumë të drejtë shtrimin e çështjes së Kosovës Lindore, në bisedimet me Serbinë në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka shkruar sot edhe për atë që ai e ka quajtur gabim që po bën Presidenti Hashim Thaçi, raporton Gazeta Online Veriu.info.

‘Futja në diskursin e tij e Kosovës Lindore është një hap i madh përpara. Por ai këtë e ka futur përmes ndarjeve, bashkimeve, korrigjimeve të kufijve etj., pra nëpërmjet territoreve, e jo ashtu siç duhet, siç do të ishte zgjidhja, dhe siç do të pranohej nga të gjithë: nëpërmjet njerëzve dhe të drejtave e tyre’, ka shkruar Klinaku në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë i Avni Klinakut

Ka kohe që Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi ka filluar një fushatë mjaft ngjeshur për një marrëveshje finale me Serbinë në lidhje me problemet e mbetura të pazgjidhura pas shpalljes së pavarësisë. Dhe kjo është shumë më mirë sesa bisedimet e marrëveshjet e deritashme, të cilat janë zhvilluar vetëm për serbët në Kosovës. Futja në diskursin e tij e Kosovës Lindore është një hap i madh përpara. Por ai këtë e ka futur përmes ndarjeve, bashkimeve, korrigjimeve të kufijve etj., pra nëpërmjet territoreve, e jo ashtu siç duhet, siç do të ishte zgjidhja, dhe siç do të pranohej nga të gjithë: nëpërmjet njerëzve dhe të drejtave e tyre. Parimi i reciprocitetit në të drejat në mes të banorëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, në njërën anë, dhe Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut, në anën tjetër, ja zgjidhja e krejt çështjes, kjo edhe nëse çon në ridefinim të kufijve për hir të zgjidhjes së problemeve dhe të drejtave të njerëzve, në të dyja anët.