Kombinim fantastik mes Rashicës dhe Muriqit, shënohet supergol në “Fadil Vokrri”

Kosova e ka shënuar edhe golin e dytë kundër Lituanisë në “Fadil Vokrri”.

Për 2-0 ka shënuar në pjesën e dytë sulmuesi, Vedat Muriqi.

Ai shënoi në minutën e 63-të, pas një super asisti nga ana e Milot Rashicës.

Ata, pas këtij goli, u larguan nga loja për të pushuar para ndeshjeve të radhës.

Të dielën, Dardanë do të presin në Fadil Vokrri Suedinë e Zlatan Ibrahimovic, derisa të mërkurën (31 mars), do të udhëtojnë në Spanjë për t’u përballur me super ekipin e Luis Enriques.