Komentet epike të Glauk Konjufcës në Kuvend

Këtë të premte është duke u mbajtur seanca plenare në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për deklarimet e jashtë ligjshme por edhe çështje tjera.

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca po shkakton të qeshura me komentet epike duke ju drejtuar ministrave e deputeteve.

Gjatë fillimit të seancës në Kuvend ishin një numër i vogël i deputetëve.

Pas thirrjeve për deputetët që të vinin në sallë, Kryetari i Kuvendit e ka filluar seancën 15 minuta me vonesë.

“Të nderuar deputet, të nderuar kabinet qeveritar që pritet të vini në çdo moment. I hapi punimet e seancës sipas rendit të ditës të përgatitur nga kryesia”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për aksidentet rrugore.

“Ngjarjet e vikendit të fundit ku një familje u shua si rezultat i aksidentit, për një vozitje “pa kokë”, nëse mund të quhet është vetëm një alarm për atë se çka po ndodh në rrugët tona”, ka thënë ai.

Por pasi që Abazit nuk i dolën mjaftueshëm minutat për të folur për këtë çështje, kryeparlamentari e ka këshilluar që t’i ndajë këto të dhëna me ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

“Zotëri Abazi mund t’i ndani këto me ministrinë Sveçla”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Besim Muzaqi i është drejtuar Albulena Haxhiut duke e pyetur rreth çështjes së pronës për Ministrinë e Drejtësisë në Vushtrri, shkruan Gazeta inFokus.

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë përgjigjes së pyetjes nuk ka mundur të përfundojë përgjigjen në kohë dhe ka kërkuar minuta shtesë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i është drejtuar ministres duke i thënë se kjo qenka çështje e komplikuar.

“Kjo qenka një çështje e ndërlikuar zonja ministre kështu që urdhëroni 30 sekonda”, ka thënë Konjufca.

Kjo nuk është hera e parë që Glauk Konjufca “godet“ me deklaratat e tij kabinetin qeveritar e deputetët.