Kompania “Uniteti” me kampanjë trejavore të pastrimit

Këtë punë punëtorët e kësaj kompanie do ta bëjnë vullnetarisht derisa krejt aktiviteti pritet të shtrihet në Mitrovicë, Vushtrri e Skenderaj, njofton Klan Kosova.

“Ne rrugët që i pastrojmë zakonisht nuk i promovojmë, sepse është obligim i yni pasi që paguhemi për atë punë. Por ideja jonë është të shkojmë në rrugët të cilat ne nuk kemi marrë dinamikë nga komunat dhe ato mbesin pak më anash nëpër lagje apo fshatra”, deklaroi Kryeshefi Ekzekutiv i KRM UNITETI, Gazmend Morina.

Kampanja për pastrimin e parqeve e largimin e më shumë se 10 deponive ilegale do të bëhet tradicionale derisa zgjat rreth tre javë.