Komuna e Mitrovicës blen anije për largimin e barishteve në Liqenin Akumulues

Klubi i Zhytjes “Trepça” ka falenderuar kryetarin Agim Bahtiri dhe Komunën e Mitrovicës për blerjen e një anije për largimin e barishteve.

Përmes një postimi në facebook, zhytësit mitrovicas kanë prezentuar anijen në Liqenin Akumulues, shkruan Jepi Zë.

Poashtu ata kanë vlerësuar përkrahjen e vazhdueshme nga Bahtiti.

Postimi i plotë:

Falenderojmë kryetarin e komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, që nuk ka hezituar asnjëhere të ndihmojë klubin tonë të zhytjes.

Përmes këtij postimi sot falenderojmë komunën tonë me në krye Bahtirin për blerjen e anijes, më se të domosdoshme për klubin tonë për largimin e barit nga liqeni.