Komuna e Vushtrrisë ka zgjedhur të përfaqësohet me këtë fytyrë para opinionit

Rrezarta Krasniqi, asambleiste nga LDK, më e votuara në zgjedhjet e fundit për Kuvend Komunal në Vushtrri, është zgjedhur të jetë zëdhënëse e kësaj komune.

Krasniqi, e cila në opinion ka fituar edhe epitetin asambleistes bukuroshe, në katër vitet e ardhshme do të jetë fytyra me të cilën kjo komunë do të prezantohet para mediave dhe opinionit, shkruan gazetametro.net.

Rrezarta Krasniqi dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri


“Të nderuar anëtarë e simpatizantë të LDK-së, qytetarë të respektuar të Komunës së Vushtrrisë, në zgjedhjet e fundit lokale, me votën Tuaj, Ju më bëtë kuvendaren më të votuar në tërë Komunën e Vuhtrrisë. Kjo mbështetje dhe ky besim i Juaj, më bëri jo vetëm të ndjehem e lumtur, por para së gjithash, më bëri edhe më të përgjegjshme për nevojën dhe domosdoshmërinë e ndryshimeve pozitive në komunën tonë. Gjithnjë në funksion të progresit e të zhvillimeve të gjithmbarshme – në të gjitha rrafshet, në koordimin me Kryetarin e Komunës sonë, Prof. Xhafer Tahiri, Ju njoftoj se nga sot do kryej detyrën e Zëdhënëses së Komunës së Vushtrrisë”
, ka njoftuar ajo vet përmes një publikimi në Facebook.

Rrezarta bashë me nënën e saj

Krasniqi ka premtuar se do të punojë që Komuna e Vushtrrisë të shquhet për transparencë dhe opinioni të njoftohet me kohë për të gjitha zhvillimet që lidhen me punën e institucioneve komunale.

“Ju premtoj se nga ky moment, Komuna e Vushtrrisë do jetë më transparente se asnjëherë më parë; Ju do njiheni në kohë reale për të gjitha zhvillimet e ngjarjet që lidhen me punën dhe angazhimin e institucioneve të saj. Në mënyrë që të ecim bashkë drejt sukseseve të reja, Ju ftoj dhe falënderoj për bashkëpunim! Me shumë nderime e përkushtim, Rrezarta Krasniqi”, ka shkruar ajo.