Konflikti Izrael-Palestinë, mes viktimave edhe 17 fëmijë

Numri i viktimave vazhdon të rritet, në konfliktin më të madh midis Izraelit dhe Palestinës që nga viti 2014. Më shumë se 83 palestinezë, përfshirë 17 fëmijë, janë vrarë në Gaza dhe të paktën shtatë Izraelitë janë vrarë nga sulmet me raketa dhe sulmet ajrore midis Hamasit dhe Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të hënën.

Tensionet mbi dëbimin e palestinezëve nga Jeruzalemi Lindor arritën kulmin në fillim të javës, duke plagosur qindra në Xhaminë al-Aqsa. Mijëra familje izraelite më pas kaluan natën e së mërkurës në rrënojat e shkaktuara nga bombat ndërsa Hamas intensifikoi bombardimet e tij në Tel Aviv dhe qytete të tjera në Izraelin jugor, qendror dhe verior, ndërsa disa ndërtesa shumëkatëshe në Gaza janë shkatërruar.

Pavarësisht përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konflikteve , të cilën Presidenti i SHBA Joe Biden tha se do të mbarojnë shumë shpejtë, qindra raketa u hodhën përtej Rripit të Gazës brenda natës. Ushtria izraelite ka goditur më shumë se 600 objektiva në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit katër ditë më parë. Në Gaza, një enklavë me 2 milion njerëz, nuk ka më siguri.

Në mëngjesin e Fiter Bajramit, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, banorët palistinez u zgjuan nga zhurmët e bombave dhe raketave. Familjet thanë se po merrnin të afërmit e tyre të gjakosur nga rrënojat ndërsa bombat vazhdonin të dëgjoheshin në distancë.