Konjufca – Haradinajt: Mos i injoro deputetët

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj për mospjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

“Kryeministri tri javë më parë doli para gazetarëve dhe tha se nuk merr pjesë në një seancë ku të pranishëm janë vetëm 31 deputetë. Haradinaj harroi se ishte pjesë e opozitës në legjislaturës së kaluar kur na injoronte Isa Mustafa”, ka thënë Konjufca.

Ai e ka pyetur kryeministrin Haradinaj se a e di ai që me Kushtetutën e Kosovës mjafton që gjashtë deputetë të thërrasin interpelancë dhe ai duhet të paraqitet në Kuvend.

Konjufca ka folur edhe për programin e Qeverisë “Haradinaj”, duke e kritikuar atë që në thelb.

/