Koronavirusi dhe liria e lëvizjes: Infektologu Krasniqi vjen me një lajm shumë të mirë

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se duke parë situatën me Covid-19, faza e dytë e masave duhet të ndodhë por që qytetarët duhet të vazhdojnë me respektimin e masave.

Ai tha se duhet të vazhdohet mbajtja e distancës, ndërsa, grumbullimi në masë nuk lejohet.

Përndryshe, të hënën nis së zbatuari faza e dytë lehtësuese e masave, megjithatë, është paralajmëruar se nëse do të ketë rritje të numrit të të infektuarve, do të kthehen masat për parandalimin e koronavirusit.