Ish-koloneli amerikan, Philippe Rogers, i cili ka marrë pjesë në operacione luftarake edhe në Kosovë, duke komentuar pikëpamjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq mbi Kosovën, ka përdorur një frazë se si e sheh Kosova Serbinë.
“E di që kjo është një çështje politike e rrezikshme e vazhdueshme, me të cilën ai [Vuçiq] duhet të përballet. Dhe do të vjedh një rresht që e kam dëgjuar – jo nga unë dhe jo nga dikush nga Kosova, por nga një mjeke që e dëgjova duke mbajtur fjalim, dhe kjo mund të jetë kundërthënëse, por mendoj se e përshkruan mirë mënyrën se si Serbia e sheh Kosovën: “Kosova është si një funeral ku askush nga Serbia nuk do të marrë pjesë”, tha ai për Ekonomia Online.
Rogers po ashtu ka deklaruar se Kosova është punë e kryer.











