Kosova pranohet në Konfederatën Botërore të Fizioterapisë, Serbia përjashtohet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh doktori i fizioterapisë, Bekim Haxhiu ka bëri të ditur se nga sot Oda e Fizioterapeutëve të Kosovë është antare me të drejta të plota në Konfederaten Botërore të Fizioterapisë, transmeton Veriu.info

Po ashtu Haxhiu ka bërë të ditur se Serbia është përjashtuar nga kjo odë.

Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiut:

Kosova pranohet në WCPT.

Nga sot Oda e Fizioterapeutëve të Kosovë ështē antare me të drejta të plota në Konfederaten Botërore të Fizioterapisë – World Confederation for Physical Therapy (WCPT).

Pas një punë disa vjeçare në Shoqatën e Fizioterapisë së Kosovēs dhe themelimit me ligj të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, organizimit dhe forcimit të saj, sot është arritur antarësimi i plotë në Organizatën më të madhe botërore të Fizioterapisë.

Në Kuvendin e WCPT në Gjenevë sot Kosovën e përfaqesoi kryetarja e OFTK-së znj. Dafinë Ibrahimi-Kaquri e cila ngriti flamurin e Kosovës në podiumin e Konfederatës Botërore të Fizioterapisë.

Është kjo një e arritur e madhe e shëndetësisë tonë e cila u bë e mundur falë vizionit dhe punës së vazhdueshme në ngritjen e profesionit të fizioterapisë duke respektuar standardet botërore dhe bashkpunimit të OFTK-së me Odat tjera , me Organizaten Evropiane të Fizioterapisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës.
Urime të gjithë kolegëve të fizioterapisë