Kosova rrezikon edhe një përjashtim ndërkombëtar

50 institucione private të arsimit kanë aplikuar dhe akredituar programet e tyre, mirëpo këtë nuk e kanë bërë rreth 60 institucione publike.

Ish-udhëheqësja e autoritetit kombëtar Teuta Danuza ka kërkuar që në këtë drejtim institucionet përgjegjëse të kryejnë obligimet e tyre ndaj kornizës evropiane në mënyrë që Kosova të mos përjashtohet nga Korniza Europiane e Kualifikimeve.

E në Ministrinë e Arsimit zotohen se do të merren me obligimet që i kanë lidhur me këtë çështje.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Sivjet pritet të bëhet raportimi për progresin e zbatimit të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve në Bruksel dhe sipas Danuzës Kosova rrezikohet nga përjashtimi prej kornizës evropianë nëse MASHT dështon të realizojë aktivitete që i ka përgjegjësi.