KQZ pas vendimit të PZAP për votat e diasporës: Nuk do të shpallim rezultatet përfundimtare pa u përmbyllur edhe kjo çështje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa refuzoi kërkesën e subjektit politik LVV për numërimin numërimin e 4 mijë e 639 votave të ardhura nga diaspora, të cilat mbërritën në KQZ pas datës së zgjedhjeve.

Pas këtij vendimi ka reaguar KQZ ku ka theksuar se nuk do të shpallen rezulatet përfundimtare pa u përmbyllur edhe kjo çështje.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë afatin ligjor para se të procedojmë më tej, pasi në fund të vendimit të PZAP-it ka këshillë juridike, pra lejohet ankesa kundër këtij vendimi në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

KQZ-ja nuk mund të shpallë rezultatet përfundimtare pa u mbyll edhe kjo çështje” deklaron Elezi.