Krasniqi: PDK nuk është e interesuar për zgjedhje

Nënkryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka qenë i ftuar në DPT të Fidani në T7.

Deputeti i PDK’së, ka bërë me dije se Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje në këtë kohë. Ai ka thënë se këtë nuk e donë as PDK.

“ Ne nuk jemi të interesuar për zgjedhje. S’ka nevojë që të ketë edhe zgjedhje. Qeveria është duke vazhduar mirë. Në zgjedhje shkohet veç në kriza”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka treguar se nëse dikush donë ta ndërrojë qeverinë atëherë lë të bëjnë mocion për rrëzimin e saj.

“ Le ta provojnë me mocion. Le ti mbledhin nënshkrimet dhe le ta rrëzojnë qeverinë”, ka thënë Krasniqi.