Krasniqi: Qeveria Kurti njëherë zvogëloi pensionet e tash po ua rrezikojnë edhe jetën qytetarëve

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pastollovisë së krijuar tek salla 1 Tetori në Prishtinë ku me dhjetra të moshuar ishin grumbulluar për të marrë vaksinen për COVID-19, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

“Është vështirë të shikosh imazhe të tilla, kur prindërit dhe gjyshërit tanë rrezikojnë shëndetin e tyre edhe më shumë gjatë pritjes për t’u vaksinuar për të fituar imunizim ndaj virusit Covid-19”.

Krasniqi tutje ka thënë se Qeveria Kurti njëherë ua zvogëluan pensionet e tash po ua rrezikojnë edhe jetën./Veriu.info

Postimi i plotë:

Është vështirë të shikosh imazhe të tilla, kur prindërit dhe gjyshërit tanë rrezikojnë shëndetin e tyre edhe më shumë gjatë pritjes për t’u vaksinuar për të fituar imunizim ndaj virusit Covid-19.

Në këto kushte dhe në këto rrethana të vaksinimit, Qeveria Kurti është shndërruar në një potencial rreziku për shëndetin e të gjithë qytetarëve tanë, që presin në radhë të gjata dhe pa distancë mes njëri-tjetrit.

Fillimisht ua zvogëluan pensionet e tash po ua rrezikojnë edhe jetën.

Dështim!