Kryespiuni i “varfër” i Kosovës (Dokument)

Kryespinuni i Kosovës Shpend Maxhuni në formularët e deklarimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se ka vetem një shtëpi dhe dy banesa.

Por shtëpinë dhe banesën, Maxhuni e ka deklaruar si pasuri të përbashkët familjare, shkruan GazetaBlic.

Drejtori i Ajencisë së Kosovës për Inteligjencë ka treguar se posedon tokë në sipërfaqe prej 70 ari dhe një parcelë tjetër prej 5.15 ari të blerë nga kursimet.

Nga paga mujore si drejtor i AKI-së brenda viti, Maxhuni merr hiq me pak se 33,216.00 euro , përderisa meditje ka deklaruar se ka marrë 234.80.

Një biznes familajarë (të djemve të tij ) ka rrëfyer se e kanë hapur më 2018 e që nga kjo kanë përfituar 21 mijë euro.

Ai ka treguar se posedojën dy vetura e që vlera e tyre totale arrin shumën e 23 mijë eurove.

Drejtori i AKI-së ka treguar edhe shumën e pagës së gruas së tij që punon në Gjykatë dhe të djalit të tij që është i punësuar në Telekomin e Kosovës.

Para të gatshme i ka deklaruar në vlerë prej 39,599.00 euro përderisa të bashkëshortes 50,928.00 euro./GazetaBlic/