Kryesuesi i Kuvendit komunal të Drenasit tallet me Sejdi Hoxhën për ndryshimin e shkrimit

Paralajmërimi i para disa ditëve nga kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, se do të rikandidoj edhe për një mandat në krye të kësaj komune ka nxitur reagime në mesin e PDK-së, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kryetari i degës së PDK-së në këtë komunë, Sejdi Hoxha, pas lajmit për rikandidimin e Lladrovcit ka akuzuar kryesinë qendrore për ndërhyrje në degën e Drenasit, por që menjëherë ka ndryshuar shkrimin e tij duke e shkurtuar atë.

Këtë veprim të Sejdi Hoxhës, pra ndryshimin e shkrimit duke larguar kritikën për kryesinë qendrore, e ka tallur kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Labinot Halilaj, që i takon partisë së Hoxhës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Më poshtë mund ta shihni ndryshimin e statusit në Facebook që në dallim nga i pari del të jetë shumë më i shkurt.

Halilaj e ka tallur Hoxhën duke thënë se kjo është puna e fillestarit derisa të mësohet.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm