Kryetari Jashari dhe nënkryetari Lushtaku takohen me gjeneralin Ilaz Dërguti

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe Nënkryetari, Nuredin Lushtaku, kanë pritur në takim gjeneralin Ilaz Dërguti dhe kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Ata me këtë rast kanë shkëmbyer dekorata dhe mirënjohje në shenjë respekti për bashkëpunim të shkëlqyer që kishin gjatë vitit 2018, transmeton Veriu.info

Ja postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Me nënkryetarin Lushtaku sot kemi prit në takim gjeneralin Ilaz Dërguti, kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe Emin Latin, me të cilët kemi diskutuar për punën gjatë këtij viti.

Për bashkëpunim të shkëlqyer që kishim gjatë vitit 2018, shkëmbyem dekorata dhe mirënjohje, duke uruar që viti 2019 të jetë vit me suksese të reja në çdo aspekt të jetës.

Falënderoj Shoqatën e Veteranëve të Luftës për dekoratat!