Kultivonte drogën në Skënderaj, në pranga i mituri

Policia e Kosovës, dje ka arrestuar një person nga fshati Polac i Komunës së Skenderajt.
Arrestimi i të miturit është bërë nga policia me arsyen se ka kultivuar bimë narkotike.

“Është arrestuar i mituri mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, i janë gjetur 19 bimë të mbjella, e të dyshuara narkotike të llojit “Kanabis Sativa””, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë, pas marrjes së mostrave bimët e dyshuara narkotike janë shkatërruar. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.