Kuptimi domethënës i të gjitha simboleve në FSK

Ushtrisë së Kosovës, do t’i bashkohen edhe kadet të rinj. Kjo pasi që Ministria e Mbrojtjes ditë më parë, shpalli një konkurs për shtimin e numrit të ushtarëve.

E ata që do të pranohen, do t’i ndjekin trajnimet fillestare. Pos kësaj në kuadër të FSK-së funksionon edhe Akademia, që përgatitë oficerët e rinj.

E secila njësi e FSK-së ka simbole te veçanta.

Ato janë dekretuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi një vit më parë. Këto simbole do ti bartin edhe ushtarët e rinj, por pak kush e di domethënien e tyre.

Për të gjitha simbolet e FSK-së, ekziston një madhësi e njëjtë që përkon me standardin e veçantë të simboleve të NATO-së.

Kjo emblemë i takon Gardës Kombëtare.

Sipas kolonel Hotit, Kullat shqiptare dhe pushka karajfile janë vetëm disa nga elemente që e përbëjnë atë dhe është lehtë e lexueshme.

Tutje sipas tij, shpatat e Skënderbeut elementet ushtarake në formë unike, rrethi dhe shigjetat, identifikojnë Llogon e komandës së logjistikës.

Në këtë komandë, kryhen të gjitha trajnimet dhe stërvitjet.

Pjesë, e këtyre simboleve është edhe ajo e Policisë ushtarake, që ka të bëjë me mbrojtjen e ligjit dhe disiplinën e të gjithë ushtarëve të FSK-së.

Ndërsa, pjesë e FSK-së, është edhe njësia e komunikimit e ajo ajrore, që në bazë të emblemës identifikohen pa problem.

Gjarpri është pjesë e mjekësisë, andaj edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas Haki Hotit, ka përdorur gjarprin si pjesë të njësisë së mjekësisë.

Edhe njësia kiberinetike, është një njësi e formuar në nivelin e kompanisë.

Hoti, tutje tregon se cili është qëllimi i njësisë civile.

Mjaft, interesant janë edhe flamujt e gjeneralëve.

Varësisht nga niveli i gjeneralit janë të vendosur yjet në flamur.

Ndërkohë, gardat e oficerëve përmbajnë shumë elemente kulturore në to.