Kur Ana Lika kërcente në performancat e tezet së saj Ingrit Gjonit

Ashtu siç është shprehur edhe vetë më parë aktorja Annais Lika karrierën e saj artistike fillimisht e ka nisur si balerinë.

Diçka të tillë e shohim edhe në një video në YouTube ku ajo është duke shoqëruar me lëvizje koreografike performancën e tezes së saj, këngëtares Ingrit Gjoni. Në këtë video e shohim Anën në moshë mjaft të vogël dhe ende pakryer ndërhyrjet kirurgjikale.

Gjithashtu shohim lidhjen mjaft të afërt që kanë teze dhe mbesë me njëra-tjetrën që para shumë vitesh për aktivitete të ndryshme artistike.

Tashmë rrugëtimi artistik i Anës është fokusuar tek aktrimi e kryesisht në teatër, ku e kemi parë në disa shfaqje dhe në ekran pjesë e emisionit “Mos i fol shoferit” të aktores Rudina Dembacaj./Gazeta Express/