Kur punësohen analfabetët dhe të paditurit, në kupën e Kosovës shkruhet “fudboll”

Llapi është fitues i Kupës së Kosovës në futboll. Ky trofe historik për skuadrën nga Podujeva do të mbetet në arkivat e skuadrës llapjane, por që ka nevojë për ndërhyrje.

Në mbishkrimin e trofeut, dikush nga Federata nuk ka ditur ta shkruj fjalën kyqe në këtë sport, futboll, duke e shkruar “Fudboll”.

Jo vetëm kaq, trofeu i Llapit është me disa defekte edhe në dukje duke mos patur aspak dukjen e një kupe të çmueshme, por më shumë duket si një kupë e turnireve të lagjeve./Indeksonline/